Ndërlidhjet

PRISHTINË


10 vetë kanë humbur jetën dhe së paku 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik, pranë kufirit Mal i Zi – Kosovë, brenda territorit të Kosovës.
Autobusi i Prishtinës, me të cilin po udhëtonin pasagjerët, vinte nga Ulqini.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes tragjike autobusi është rrëzuar në një humnerë afro 100 metra të thellë.
Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka vizituar të lënduarit që ndodhen në spitalin e Prishtinës, ndërsa administratori Mihail Steiner u ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve të viktimave.
XS
SM
MD
LG