Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Një raport i ri i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, shpreh optimizëm të matur për gjendjen e minoriteteve në Kosovë.
Në raport thuhet se sulmet apo ngacmimet e pjesëtarëve të pakicave kanë rënë ndjeshëm prej vitit të kaluar; se liria e lëvizjes e serbëve të Kosovës është përmirësuar dhe se në gjashtë muajt e parë të vitit është shënuar një rritje modeste e kthimit të minoriteteve në Kosovë.
Raporti i Kofi Ananit vlerëson se nuk ka ende plane për kontakte të nivelit të lartë mes qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve jugosllave, porse për herë të parë që prej fillimit të punës së misionit, janë krijuar kushtet për promovimin e dialogut ndër-etnik.
XS
SM
MD
LG