Ndërlidhjet

NJU DELHI


Zyrtarë të lartë botërorë po vizitojnë ditët e fundit Indinë dhe Pakistanin, me qëllim që të ndërmjetësojnë për zbutjen e tensioneve mes dy rivalëve fqinj, që janë fuqi nukleare.
Ministri i jashtëm i Indisë, Jashvant Sing, ka kësaj jave një agjendë të pasur takimesh, ku përveç bisedimeve të sotme me shefin e politikës së jashtme europiane, Havier Solana, planifikon të diskutojë nesër me Sekretarin amerikan të shtetit, Kollin Pauell e më pas edhe me homologun e tij francez, Dominik de Vilepë.
XS
SM
MD
LG