Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Situata në Kosovë është përmirsuar gjatë muajve të fundit, por UNMIK-u ende nuk po mundet të ushtrojë pushtetin në pjesën veriore të Mitrovicës, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan, i cili i është paraqitur Këshillit të Sigurimit.
“Është thelbësore që UNMIK-u të ushtrojë autoritretin e vet në gjithë Kosovën. Kërkoj nga autoritetet e Republikës Federale të Jugosllavisë të përdorin ndikimin e tyre për të prishur strukturat paralele, që ende veprojnë në Kosovë dhe publikisht të mbështesin autoritetin e UNMIK-ut në veri të Kosovës”, shkruan Anan në raportin e tij.
Përparimet më të dukshme janë bërë në gjendjen e sigurisë dhe marrdhënieve ndëretnike, thuhet në raport.
Publikimi i raportit përkon me diskutimin e ardhshëm
për vazhdimin e mandatit të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
XS
SM
MD
LG