Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka përsëritur angazhimin amerikan për të gjetur një zgjidhje lidhur me rajonin e Kashmirit, i cili tashmë ka hyrë në diskutimet ndërkombëtare.
Këto komente Powell i bëri pas takimit me presidentin pakistanez, Pervez Musharaf.
“Shtetet e Bashkuara i shohin garancitë e Pakistanit se do t’i ndërpresin përgjithmonë hyrjet e militantëve në rajonin e Kashmirit. Ndërsa India duhet të marrë hapa të tjerë zbutës derisa Pakistani përmbush angazhimet e veta”, tha Powell.
XS
SM
MD
LG