Ndërlidhjet

NOVISAD


Trupat jugosllave kanë hapur zjarr ndaj një barke ku gjendeshin zyrtarë kroatë, pranë ishullit Sharengradska Ada, rreth 100km në veri të Beogradit.
Zyrtarët kroat, mes të cilëve dhe udhëheqësi rajonal i Vukovarit, të cilët po shkonin në një takim të planifikuar më parë me autoritetet e Vojvodinës, për të diskutuar rreth mosmarveshjeve për kufirin, u ndaluan për disa orë.
Kryeministri serb Xhinxhiq dhe ministri i jashtwm jugosllav, Svilanoviç i kanë kërkuar ndjesë Zagrebit.
PENJAN
Ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut dhe i ka dorëzuar presidentit koreanoverior, Kim Jong, një letër nga homologu i tij rus, Vladimir Putin.
Kim, vlerësoi përparimin në marrdhëniet me Rusinë, krahasuar me pak vite më parë.
Koreja e Veriut është cilësuar si pjesë e “boshtit të së keqes” nga presidenti amerikan George Bush.
XS
SM
MD
LG