Ndërlidhjet

LUGINA E PRESHEVËS


Partitë shqiptare kanë fituar shumicën e vendeve në zgjedhjet lokale, në dy komunat e Luginës së Preshevës, ka bërë të ditur Qendra e Pavarur për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci.
Kandidati për kryetar komune, Nagip Arifi, i Partisë për Veprim Demokratik, ka fituar 55 për qind të votave në Bujanoc, qyteti më i madh në këtë zonë. Kandidati i së njëjtës parti, Riza Halimi, ka fituar shumicën në Preshevë.
Ndërkaq në Medvegjë, ka fituar kandidati serb për kryetar komune.
XS
SM
MD
LG