Ndërlidhjet

LUGINA E PRESHEVËS


Partitë shqiptare kanë fituar shumicën e vendeve në këshillat komunalë në dy nga 3 komunat e Luginës së Preshevës, në zgjedhjet vendore që u zhvilluan të djelën.
Në Bujanoc, për herë të parë 3 parti shqiptare do të kenë shumicën në asmablenë komunale ndërsa Nagip Arifi i Partisë për Veprim Demokratik, ka fituar si kryetar komune.
Ndërkaq në Preshevë partitë shqiptare kanë fituar shumicën, ndërkohë që për dy kandidatë shqiptarë, Riza Halimin dhe Ramiz Zylfiun, do të votohet në tre qëndra votimi të djelën e ardhshme.
Në Medvegjë partitë serbe kanë fituar 29 nga 35 vendet e asamblesë komunale si dhe postin e kryetarit të komunës.
XS
SM
MD
LG