Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë sot se rezultatet e debatit të filluar me Bashkimin Evropian rreth regjimit të vizave për rajonin e Kaliningradit do të përcaktojnë të ardhmen e marrëdhënieve dy palëshe, pasi siç u shpreh ai, “pa asnjë teprim, kjo temë paraqet një aspekt shumë të rëndësishëm gjeopolitik”.
Meqë Polonia dhe Lituania aspirojnë t’i bashkohen BE-së pas dy vjetësh, ato kanë sinjalizuar se do të vendosin regjimin e vizave ndaj enklavës së Kaliningradit.
Rusia ka nxitur për hapjen e një korridori transporti Kaliningrad-Rusi që do të kalonte përmes Lituanisë, por kjo kërkesë është refuzuar nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG