Ndërlidhjet

logo-print

BUJANOC


Rezultatet preliminare tregojnë se partitë shqiptare kanë fituar shumicën e vendeve në këshillat komunalë në dy nga 3 komunat e Luginës së Preshevës, në zgjedhjet vendore që u zhvilluan të dielën. Rezultatet e komisioneve zgjedhore tregojnë se kanë votuar rreth 60% e 75 mijë zgjedhësve të regjistruar. Ndonëse vëzhguesit ndërkombëtarë kanë deklaruar se procesi zgjedhor u zhvillua në përputhje me standartet ndërkombëtare, banorë serbë në Bujanoc kanë protestuar me kërkesën për rishikimin e përfundimeve. Bëhet e ditur se rezultatet finale do të publikohen vetëm pas shqyrtimit të të gjitha ankesave.
XS
SM
MD
LG