Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dy ushtarë amerikanë, pjestarë të trupave të KFOR-it në Kosovë, janë plagosur si pasojë e shpërthimeve mëngjesin e sotëm në fshatin Kllokot.
Ka qenë një seri prej 6 shpërthimesh, ka bërë të ditur zëdhënësi i KFOR-it, Drew Anderson.
“Shkaqet e shpërthimeve në Kllokot janë ende të panjohura. Ndërkohë që si pasojë e këtyre sulmeve janë dëmtuar një numër shtëpish të pabanuara, ndërsa një është shkatërruar plotësisht”, nënvizoi Anderson.
XS
SM
MD
LG