Ndërlidhjet

BEIRUT


Tetë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur kur një punonjës hapi zjarr kundër kolegëve të tij, në një zyrë për kompensimin e mësuesve në Bejrut. Burime në polici bëjnë të ditur se Ahmed Mansur, ishte i zemëruar nga refuzimi i vazhdueshëm që i bëhej për dhënien e një kredie. Ai kishte ardhur në vendin e punës i armatosur me një automatik kallashnikov dhe kish nisur të qëllonte kuturu para se policia të ndërhynte dhe ta arrestonte.
XS
SM
MD
LG