Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dy ushtarë amerikanë, pjesëtarë të trupave të KFOR-it në Kosovë, u plagosën si pasojë e shpërthimeve mëngjesin e sotëm në fshatin Kllokot. Ushtarët shkuan në vendngjarje pasi dëgjuan shpërthimin e parë në serinë e 6 shpërthimeve, ka bërë të ditur zëdhënësi i KFOR-it, Drew Anderson për të shtuar se ‘shkaqet e shpërthimeve në Kllokot janë ende të panjohura’.
Kryeadministratori i Kosovës, Mihajl Shtajner, tha në intervistë për ‘Evropa e Lirë’ se “ky akt është i drejtuar kundër interesave të popullatës shumicë dhe bashkësive më të vogla etnike”.
XS
SM
MD
LG