Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan u bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të nxjerrin mësime nga ngjarjet e mëherëshme në kampin e refugjatëve në Xhenin ,me rastin e publikimit të raportit të OKB-së lidhur me ndodhitë gjatë muajit prill.
“Do të shpresoja se të dy palët do të nxjerrin mësimet e duhura nga ky epizod tragjik dhe do të ndërmarrin hapa që ti japin fund ciklit të dhunës që po vret civilë të pafajshëm në të dy anët”, tha KOFI ANNAN.
Izraeli përshëndeti raportin ku thuhet se armata e tij nuk ka bërë masakër në ate kamp, kurse zyrtarët palestinezë hodhën poshtë gjetjet e raportuara dhe thanë se Izraeli ka bër krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG