Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka mirëpritur propozimin e Ministrit të Jashtëm iraken, Naji Sabri, lidhur me fillimin e bisedimeve teknike me shefin e ekipit të inspektimit të armëve, Hans Blix, ka bërë të ditur zëdhënësi i Anan, Fred Eckhard.
“Anan e ka sjellë propozimin para Këshillit të Sigurimit, pasi vendet anëtare vendosin lidhur me formulën e vazhdimit të inspektimit”, ka thënë Eckhard.
Ndërkaq zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara, Sean McCormak, ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë politikën e tij për të larguar nga pushteti presidentin iraken, Sadam Hysein.
XS
SM
MD
LG