Ndërlidhjet

ATHINË


Ministria greke e Mbrojtjes njofton se një sasi armësh është zhdukur nga baza ushtarake në ishullin Kios në Detin Egje, kurse zëdhënësi i saj, Andreas Sourbis ka refuzuar të përjashtojë mundësinë që vjedhja mund të jetë bërë nga terroristë. Vjedhja e armëve ka ndodhur derisa policia greke ka arrestuar 15 persona në lidhje me të ashtuquajturin grupi guerril 17 Nëntori, i cili akuzohet të ketë bërë 23 atentate që nga viti 1975.
XS
SM
MD
LG