Ndërlidhjet

TIRANË


Zëdhënësi i ministrisë së Brendëshme të Shqipërisë, Todi Grazhdani thotë se rreth një e treta e armëve të rrëmbyera nga popullata gjatë trazirave të vitit 1997 janë gjetur, por së paku 200 mijë copë armësh mungojnë akoma.
Afati i fundit për dorëzimin vullnetar të këtyre armëve pa ndonjë ndëshkim, përfundon sonte në mesnatë.
Grazhdani tha se çdokush që prej nesër do të kapet me këto armë ballafaqohet me shtatë vjet burgim.

BEOGRAD Nebojsha Çoviq ka injoruar këkesat e serbëve të Bujanocit për largimin e tij nga kreu i Trupit koordinues për jugun e Serbisë, përkatësisht Luginës së Preshevës, dhe ka deklaruar se “për gjithë çka ka ndodhur atje, përgjegjësinë do te mbajnë Goran Tashkoviq, Svetisllav Veliçkoviq dhe Dushan Tasiq”.
Për këta persona, Çviq ka thënë se “kanë ndarë funksione që nuk i kishin fituar”, se “ata i kontribuojnë tensioneve në jug të Serbisë dhe se që nga koha e Millosheviqit e kanë ditur se trupi votues shqiptar atje është më i madh se ai serb”ka thënë Çoviq.
XS
SM
MD
LG