Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Në Shqipëri, sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzimin pa donjë ndëshkim të armëve që u grabitën nga popullata gjatë trazirave të 1997-tës, kurse prej nesër gjithkush që do të kapet me armë të tilla ballafaqohet me shtatë vjet burgim, thanë zyrtarët në Tiranë.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendëshme, Todi Grazhdani thotë se rreth një e treta e armëve të rrëmbyera nga popullata janë gjetur, por së paku 200 mijë copë armësh mungojnë akoma.
Afati i fundit për dorëzimin vullnetar të këtyre armëve pa ndonjë ndëshkim, përfundon sonte në mesnatë.
Grazhdani tha se çdokush që prej nesër do të kapet me këto armë ballafaqohet me shtatë vjet burgim.
XS
SM
MD
LG