Ndërlidhjet

BAGDAD


Mijëra irakienë parakaluan sot rrugëve të Bagdadit në mbështetje të presidentit Saddam Hussein dhe duke i dënuar kërcënimet e Shteteve të Bashkuara për përmbysjen e qeverisë.
Protestat u mbajtën para takimit të Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet oferta e Irakut për bisedime teknike me shefin e inspektorëve të armatimit.
Ftesa për bisedime shihet si mundësi për të shtruar rrugën për kthimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara, një viti pas dëbimit të tyre nga Iraku.
XS
SM
MD
LG