Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Ministri izraelit i mbrojtjes Binyamin Ben Eliezer tha se mund të priten “befasi në luftën kundër terrorit”, pas sulmeve vdekjeprurës të palestinezëve që lanë 17 të vrarë.
Ben Eliezer tha se ushtria izraelite ka imponuar bllokadë totale në qytetet Nablus, Xhenin, Tulkarem, Kalkilia dhe Ramallah të Bregut Perëndimor.
Ministri i jashtëm izraelit Shimon Peres arriti sot në Kairo, ku me presidentin Hosni Mubarak do të diskutojë përhapjen e dhunës në Lindjen e Mesme.
“Ne përpiqemi ta arrijmë armëpushimin, dhe prandaj do t’i vazhdojmë bisedimet”, tha Peres.
Ndërkohë, Nabil Abu Rudeina, këshilltari i liderit palestinez Yasser Arafat, kërkoi dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.
“Sharoni vetë është përgjegjës për atë që po ndodh. Okupimit duhet t’i jepet fund”, tha Rudeina.
XS
SM
MD
LG