Ndërlidhjet

logo-print

KAIRO


Palestinezët do ta vazhdojnë luftën kundër okupimit izraelit deri në fitimin e të drejtave të plota, tha presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak.
Ai gjithashtu ka shtuar se përgjegjësia për një zgjidhje mbetet mbi Izraelin, si palë më e fuqishme në konflikt.
Komentet e pasuan takimin e ministrave të jashtëm Ahmed Maher dhe Shimon Peres.
Ministri izraelit tha se seria e sulmeve të fundit i dëmton të dyja palët:
“Terrori nuk është vetë armik i Izraelit, por edhe armik i palestinezëve. Besoj se me ndërprerjen e tij, do të shohim një Lindje të Mesme të re dhe marrëdhënie të reja”, tha Peres.
Ministri i jashtëm egjiptian tha se palët duhet t’u kthehen bisedimeve.
“Kur flasim për dhunën, nuk duhet harruar dhunën e një ushtrie të fortë që përdor armët kundër popullatës civile”, tha Maher.
XS
SM
MD
LG