Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI


Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga Gjeorgjia t’ia dorëzojë Rusisë 7 kryengritësit e arrestuar çeçenë, për të dëshmuar se udhëheqësia e Gjeorgjisë e lufton terrorizmin ndërkombëtar.
“Ne do të gjykojmë për seriozitetin e autoriteteve të Gjeorgjisë, atëherë kur këta kriminelë t’i ekstradojë në Rusi”, tha Putin.
Presidenti i Gjeorgjisë Eduard Shevardnadze tha se të burgosurit do të ekstradohen vetëm nëse Moska ofron prova të sigurta.
“Nëse në mesin e tyre ka kriminelë, pala ruse duhet të japë prova, dhe vetëm atëherë do t’i ekstradojmë ata”, tha Shevardnadze.
XS
SM
MD
LG