Ndërlidhjet

AMAN


Ministrat e Jashtëm të Irakut dhe Turqisë ndodhen në Aman për bisedime me zyrtarët e Jordanit lidhur me tensionet midis Bagdadit dhe Uashingtonit.
I pyetur se si Iraku do t,i dëshmonte Botës se nuk zhvillonë armë për zhdikje në masë, ministri i Jashtëm, Naji Sabri deklaroi: “Me implementimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit, bërjen e inspektimit dhe monitorimit në pajtim me agjendën e Kombeve të Bashkuara, e jo të Pentagonit apo CIA-s”, tha ministri irakian.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha javën e kaluar se është i vendosur që të shohë ndryshim regjimi në Irak.
Jordani dhe Turqia kundërshtojnë ndonjë sulm të mundëshëm ushtarak amerikan ndaj Irakut.
XS
SM
MD
LG