Ndërlidhjet

KABUL


Të paktën 15 vetë janë vrarë si pasojë e shkëmbimit të dendur të zjarrit mes një grupi të armatosur dhe forcave afgane të Sigurisë, në një bazë ushtarake në jug të kryeqytetit afgan, Kabul, bëjnë të ditur burime nga Forca Ndërkombëtare e Sigurisë.
2 nga të vrarët kanë qenë policë, një civil dhe 12 militantë, thonë të njëjtat burime.
Sulmuesit kanë qenë arabë dhe pakistanezë, ka pohuar komandanti afgan i kësaj baze.
Kjo është beteja më serioze gjatë muajve të fundit në zonën e kryeqytetit dhe erdhi një ditë pasi trupat amerikane vranë 4 vetë në rajonin e Kunarit.
XS
SM
MD
LG