Ndërlidhjet

NJU JORK


Pacientët me probleme mendore që gjenden në institucionet psikiatrike të Kosovës, janë viktima të dhunës fizike, dhunimeve, përdorimit seksual dhe një pakujdesie të madhe, ka bërë të ditur organizata ndërkombëtare për të drejtat e njerëzve me të meta mendore, me qendër në Nju Jork.
Raporti i kësaj organizate kritikon Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë për gjendjen e institucioneve psikiatrike.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq, ka thënë se UNMIK-u është i shqetësuar për këtë çështje, por tha se fondet janë problemi kryesor.
XS
SM
MD
LG