Ndërlidhjet

logo-print

TAMPA – FLORIDA


2 kompjuterë mungojnë në komandën qëndrore të ushtrisë amerikane në Florida, e cila po drejton operacionet në Afganistan, ka bërë të ditur kolonel Martin Compton, zëdhënësi i kësaj komande.
Një hetim ka nisur menjëherë lidhur me këtë çështje, ndonse nuk është bërë e ditur se për çfarë ishin përdorur kompjuterat e humbur dhe kur kishin humbur.
Në një raport të qeverisë amerikane, thuhet se nga të gjitha agjencitë, që merren me problemet e sigurisë dhe të mbrojtjes janë vjedhur apo mungojnë 775 armë dhe 400 kompjutera dore, gjatë 2 viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG