Ndërlidhjet

logo-print

RRAMALLAH


Autoriteti palestinez ka dhënë miratimin paraprak lidhur me propozimin izraelit për tërheqjen nga territoret e pushtuara së fundi, në shkëmbim të ndërprerjes së sulmeve terroriste.
Nabil Shaath, anëtar i kabinetit palestinez, tha se ende ka pika të paqarta në propozimin izraelit.
“A do të çojë kjo në një largim të përgjithshëm të Izraelit nga këto vende? A do të thotë kjo se ripushtimi, ndalimet dhe politikat e vrasjeve pa gjyq do të përfundojnë?
A do të lejohet rindërtimi i forcave palestineze të sigurisë që të marrin përsipër detyrat dhe përgjegjësitë, këto janë pyetjet që presin përgjigjje nga ana e Izraelit”, sipas ministrit palestinez Nabil Shaath.
XS
SM
MD
LG