Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministri i Jashtëm i Irakut, Naxhi Sabri, tha se vendi I tij nuk do të dorëzohet para presionit të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë për lejimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara. Ai shtoi se inspektorëve të armëve do t’u lejohet kthimi vetëm nëse plotësohen kushtet e caktuara, përfshirë heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Irakut. Por, nënpresidenti amerikan Dick Cheney, u prononcua sërish dje lidhur me këtë temë.
“Cështja këtu nuk janë inspektorët. Kjo është dicka dytësore. Nga Iraku kërkohet që të sistemojë armët për shkatërrim në mase. Inspektimet janë mekanizmi për të siguruar komunitetin ndërkombëtar se kjo është bërë”, tha nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG