Ndërlidhjet

UASHINGTON


Liderët e grupeve opozitare irakiane ndodhen në Uashington që të takojnë zyrtarët e Stejdepartmentit dhe departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara që të bisedojnë rrugët për përmbysjen e presidentit të Irakut, Saddam Hussein.
Sharif Ali Bin al-Hussein, zëdhënës i Kongresit Kombëtar Irakian, që kundërshton presidentin Saddam, ka deklaruar në Uashington se Shtetet e Bashkuara nuk do të ballafaqoheshin me sprova serioze nëse ndërmarrin aksion ushtarak për dëbimin e liderit irakian.
“Askush në Irak nuk do te mbrojë regjimin, as ushtria e as garda republikane dhe as elementet e forcave të sigurisë në përgjithsi”, tha zëdhënësi i grupeve opozitare irakiane, duke theksuar se Iraku ka vuajtur shumë nga Saddami.
XS
SM
MD
LG