Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Ministri pakistanez për Informim, Nisar Memon deklaroi se sulmi i sotëm me granata kundër spitalit të misionarëve të krishterë afër Islamabadit, kur u vranë tre infermiere dhe u plagosën 23 persona të tjerë, ka qenë tentativë për hapjen e hendekut midis komunitetve myslimane dhe të krishtera të vendit.
Memon tha se sulmuesit ishin terroristë të cilët rrefuzojnë mposhtjen e ekstremizmit që ka ndërmarrë Pakistani si dhe mbështetjen e tij të aksionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
XS
SM
MD
LG