Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush e ka përshkruar Irakun si një “armik derisa të dëshmohet ndryshe”, por përsëriti se nuk ka itinerer për sulm ushtarak kundër Bagdadit.
“Unë e pata përshkruar njëherë ate si bosht të së keqes,Unë i përshkruaj ata si një armik derisa të dëshmohen ndryshe. Ata qartas synojnë armë për zhdukje në masë. Supozoj se Saddam Hussein vazhdon të na shohë si një armik. Vazhdimisht kamë thënë se ua kemi borxh fëmijve tanë dhe stërnipërve që të lirojmë botën nga armë për zhdukje në masë në duart e atyre që e urrejnë lirinë”, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Bush i ka bërë këto komente pas bisedimeve që liderët e grupeve opozitare irakiane kishin në Uashington me zyrtarë më të lartë amerikan.
Grupi ka paraqitur vizionin e tij “për përmbysjen e regjimit diktatorial në Irak”, tha një zëdhënës i opozitarëve irakian pas bisedimeve.
XS
SM
MD
LG