Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez, Yasser Arafat, thotë se “ishin shumë pozitive” bisedimet e javës së fundit midis delegacionit palestinez, të kryesuar nga ministri i Brendëshëm, Razaq al-Yahya dhe kryenegociatori Saeb Erakat dhe zyrtarëve më të lartë të Shteteve të Bashkuara në Uashington.
“Bisedimet ishin shumë pozitive. Diskutimet e tyre me, Colin Powell,( sekretar shteti) Condoleezza Rice ( këshilltare për sigurinë nacionale) dhe me George Tenet ( drejtor i CIA-s) e të tjerë ishin shumë të rëndësishme”, tha Arafat.
Bisedimet ishin të nivelit më të lartë që kur presidenti George Bush gjatë qershorit u bëri thirrje palestinezëve që të ndërrojnë Arafatin dhe të reformojnë Autoritetin palestinez.
XS
SM
MD
LG