Ndërlidhjet

SHKUP


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur mbrëmë vonë progresin e bërë në Maqedoni, një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes politike, që mbylli kryengritjen e pjesëtarëve të gueriljes shqiptare. Alain Le Roi, i dërguar i Bashkimit Evropian në Shkup, i ka deklaruar agjencië FP se pas marrëveshjes “nuk ka pasur incidente të mëdha…janë miratuar ndryshimet kushtetuese, që ishte me rëndësi të jashtëzakonshme”.
Ndërkaq, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Philip Reeker ka thënë se “marrëveshja paqësore ka forcuar demokracinë në Maqedoni…duke ndihmuar në arritjen e aspiratave politike të të gjithë shtetasve të Maqedonisë”.
XS
SM
MD
LG