Ndërlidhjet

PRAGË


Nga pasojat e vërshimeve të mëdha në Republikën e Çekisë, gjatë javës së fundit, kanë humbur jetën së paku nëntë persona, kanë thënë zyrtarë në Pragë.
Niveli i lumit Vëllatva po rritet nga ora në orë ndërsa thuhet se në shtratin e lumit tash po kalon sasi më e madhe e ujit se sa ajo para 112 viteve, kur poashtu kishin ndodhur vërshime të papara. Agjencitë e lajmeve informojnë se janë evakuuar dhjetëra mijëra banorë të pjesës së Pragës, që ndodhet në nivelin e ulët.
XS
SM
MD
LG