Ndërlidhjet

TEL AVIV


I ballafaquar me akuzë për vrasje në një gjykatë izraelite, lideri palestinez, Marwan Barghouti, shfrytëzoi forumin që të bëjë thirrje ti jepet fund okupimit izraelit të territoreve palestineze.
“Izraelitët duhet ti japin fund okupimit izraelit, politikës së atentateve, politikës së orës policore, të shembjes së shtëpive. Politika e okupimit nuk do të shpie nga siguria”, tha Barghouti, të cilin Izraeli e akuzon se ka udhëhequr Brigadat Al Aksa, që kanë marrë përgjegjësinë për shumë sulme vetëvrasëse.
Ai tha se është lider politik dhe nuk është i përzier në dhunë.
XS
SM
MD
LG