Ndërlidhjet

VAKO/TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, në një forum të mbajtur në Teksuas, ka deklaruar se Amerika ballafaqohet me disa probleme ekonomike dhe përmendi tre faktorë, por tha se parashikimet afatgjate janë solide.
“Nuk ka dyshim se ekonomia jonë ishte sfiduar nga recesioni që filloi kur ne morëm pushtetin, se sulmet terroriste të 11 shtatorit kishin të bëjnë shumë me ekonominë tonë dhe gjendjen e afarizmit deri sot. Dhe së fundit na u desh të merremi me skandalet e korporatave që, më në fund, dolën në dritë. Janë këto tre faktorë që prekën ekonomin tonë”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush.
XS
SM
MD
LG