Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka përsëritur brengat lidhur me ato që i quan përpjekje të Irakut që të zhvillojë armë për zhdukje në masë.
Zëdhënësi i Stejdepartmentit, Philip Reeker tha se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ndaj çfarëdo kërcënimi që do të paraqesë lideri irakian Saddam Hussein sa i takon armëve biologjike kimike apo nukleare.
Ndërkaq, këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Condoleezza Rice i ka deklaruar radios shtetërore britanike se Uashingtoni nuk ka zgjidhje tjetër veç se të ndërmarrë aksion kundër presidentit të Irakut, Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG