Ndërlidhjet

PRAGË


Në valën e vërshimeve katastrofale që kanë përfshirë Evropën kanë humbur jetën mbi 100 njerës, kurse qindra mijëra janë evakuar nga shtëpit e tyre.
Zyrtarët thonë se dëmet nga vërshimet në Republikën Çeke, në Austri dhe në jug të Gjermanisë do të tejkalojnë me gjasë 4 miliardë euro. Bashkimi Evropian i ofrojë Çekisë 55 milion euro për përballjen me pasojat e vërshimeve.
Në Gjermani, Drezdeni përjetoi sot vërshimet më të rënda në 150 vitet e fundit.
Frika nga vërshimet po rritet në Sllovaki, Hungari dhe në rajonin rus të Detit të Zi.
Në Çeki u dha edhe një alarm në Neratovice, në veri të Pragës, kur gazi helmuses i klorit filloi të derdhet në ajër nga fabrika e vërshuar.
Ujrat vërshuese u përhapën përtej një pende në kompleksin më të madh të industrisë kimike në lindje të Gjermanisë, duke shtrënguar evakuimin e qytetit Bitterfield.
XS
SM
MD
LG