Ndërlidhjet

PRISHTINË


Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut me seli në Prishtinë ka bërë thirrje që të respektohet ligji dhe të zbatohet një soj në gjithë territorin e Kosovës, ndaj sejcilit që i kundërvehet normave ligjore dhe rendit juridik, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare dhe politike.
Në një komunikatë, Këshilli përkujton se në dy muajt e fundit policia e UNMIK-ut
ka arrestuar një numër të madh pjesëtarësht të TMK-së dhe ish UÇK-së, kryesisht eprorë, si dhe Shërbimit policor të Kosovës sepse, siç ka arsytuar policia ndërkombëtare, kanë bërë vepra të ndyrshme penale.
Këshilli shfaq brengosje sepse, siç thotë, një numër i madh policësh dhe ushtarësh serbë të dyshuar për krime të ndryshme akoma nuk janë arrestuar me që siç pohon, kanë gjetur strehim në pjesët veriore të Kosovës dhe enklavat tjera serbe.
XS
SM
MD
LG