Ndërlidhjet

LONDËR


Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë Kombëtare, Condoleezza Rice ka deklaruar se Uashingtoni nuk ka zgjidhje tjetër veç se të ndërmarrë aksion kundër presidentit të Irakut, Saddam hussein.
Rice i ka deklaruar radios shtetërore britanike se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ate “komoditet që të mos bëjnë asgjë”.
Ajo ka thënë më tej se Saddam dy herë më shpejtë i është afruar futjes në dorë të armëve bërthamore se sa që pandehte Perëndimi.
Rice ka thënë se Saddam është njeri djallëzor, dhe i lënë me sajimet e tij, mund të bëj shkretërim në popullin e tij, fqinjët e tij dhe, nëse fut në dorë armë për zhdukje në masë dhe mjetet për shpërndarje, “edhe ndaj të gjithë nesh”.
XS
SM
MD
LG