Ndërlidhjet

PRISHTINË


Arrestimi i fundit i grupit të 6 shqiptarëve ka patur për qëllim të parandalojë ata që të destabilizojnë zgjedhjet e ardhëshme në Maqedoni, ka deklaruar komandanti i KFOR-it, gjenerali Marcel Valentin, kurse arrestimi është bërë me urdhërin e tij.
“Ne arrestuam njerës të cilët orvateshin të formojnë disa grupe ekstremiste me qëllim të pengimit të procesit zgjedhor në Maqedoni”, i ka thënë gjnerali Valentin Asoshieted Press-sit.
Sipas tij, grupi përbëhej nga shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë dhe shfrytëzonin Kosovën, siç është shprehur, “si parajsë të sigurtë që të orvaten të arrijnë qëllimet e tyre”.
Hetimet ndaj grupit janë në vijim, kurse komandanti i KFOR-it ka thënë se “duam të zbulojmë se ku i kanë gjetur ata paratë dhe çfarë kanë qenë planet”.
XS
SM
MD
LG