Ndërlidhjet

PROBLEMI I IMAZHIT TË AMERIKËS TËRHEQ SHUMË RREZIQE


INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE

Uashingtoni, që aktualisht e formulon politikën e jashtme sipas kritereve të vet, nuk e merr parasysh mënyrën se si do të dukej kjo politikë nga të tjerët. Për t’u shërbyer më mirë interesave të Shteteve të Bashkuara, edhe diplomacia publike duhet të merr pjesë si pjesë integrale e bërjes së politikës.
Amerikanët duhet ta kenë të qartë përse luftojnë kundër terrorizmit dhe përse mbështetja e kësaj lufte është në interes të vendeve tjera.
Zyrtarët e diplomacisë publike duhet të punojnë së bashku me zyrtarët tjerë amerikanë në krijimin e politikës. Marrja në shqyrtim e opinioneve të jashtme nuk don të thotë se lihen mënjanë interesat e Shteteve të Bashkuara apo vlerat amerikane,
Është naive të besohet se pikëpamjet e jashtme do të pengonin suksesin e politikës amerikane. Prandaj, si procedurë standarde duhet të merren parasysh edhe reagimet e të tjerëve ndaj hapave të ndërmarra nga amerikanët.
Prej refuzimit të traktatit të Kjotos për ndryshimet klimatike, e deri te rasti me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, amerikanët janë paraqitur si obstruksionistë, e jo si kritikë konstruktivë. Për t’i minimizuar përshtypjet e këtilla, administrata e presidentit Bush menjëherë duhet të zhvillojë një strategji koherente dhe kornizë të koordinuar, të udhëhequr nga projektuesit e vetë presidentit dhe këshilltarët kryesorë për diplomacinë publike. Struktura e re do të duhej të këshillojë, të koordinojë dhe të veçojë prioritetet.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet të dëgjojnë edhe më mirë. Shaku kryesor që Amerika nuk i regjistron reagimet dhe ndieshmëritë e të tjerëve, është sepse qeveria shpenzon vetëm 5 milionë dollarë në vit për anketimet publike të të huajve, shumë më pak se sa shpenzohet për anketimet që bëhen gjatë zgjedhjeve të senatorëve apo guvernatorëve.
“Duhet të përpiqemi më tepër për të zhvilluar dialogun dy-kahësh”, ka thënë Charlotte Beers, zëvendës sekretarja e sapo-emërtuar e shtetit për Diplomacinë Publike. “Shumë më goditën fjalët e një gazetari nga Pakistani, tha Beers. “Ne ju shohim, por ju nuk mund të na shihni”, kishte thënë ai.
Në të kaluarën, politika e jashtme zakonisht fokusohej në marrëdhëniet midis liderëve dhe ministrave të qeverisë. Sot njerëzit disponojnë me shumë informata, dhe kanë mundësinë të ndikojnë në çështjet globale, shkruan autori Petersen, për të shtuar se diplomacia tani kërkon dialog të dy-anshëm.
Diplomatët amerikanë duhet të jenë më të përgatitur, e sidomos për kontaktet me mediat, sepse pasojat nga mospërfillja e doplomacisë publike mund të jenë të mëdha. Amerika ka problem serioz me imazhin e saj. Prej Evropës Perëndimore e deri në Lindjen e Largët, shumica i shohin Shtetet e Bashkuara si arrogante, hipokrite, egocentrike, dhe përçmues të tjerëve. Nëse Shtetet e Bashkuara nuk e marrin me seriozitet diplomacinë publike, atëherë ndienjat anti-amerikane nuk do të mbeten vetëm problem politik, dhe amerikanët do të mbeten të vetmuar, mu ashtu siç dëshiron Osama bin Ladeni.
XS
SM
MD
LG