Ndërlidhjet

DRESDEN


Autoritetet e qytetit lindor gjerman Drezden thanë se ka gjasa që niveli i ujit nga vërshimet e lumit Elba, sot të ketë arritur maksimumin, dhe shfaqën shpresën se niveli do të fillojë të bjerë, duke mundësuar kështu pastrimin dhe vlerësimin e dëmeve, nga vërshimet më të mëdha në 5 shekujt e fundit.
Niveli i lumit Elba arriti në 9.4 metra mbi normalen.
Gjysëm milion njerëz të Dresdenit mbrëmë nuk kishin
rrymë elektrike, ndërsa uji i pijshëm dhe ushqimi janë
pakësuar. Rreth 40 mijë banorë mbetën pa shtëpi.
Në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, disa banorë të
evakuuar më parë, filluan të kthehen nëpër shtëpitë e
tyre, por vërshimet vazhduan të shkaktojnë telashe
nëpër viset tjera të vendit.
Vërshimet e mëdha në Evropë kanë shkaktuar vdekjen e 90 njerëzve.
Ndërkohë UNESKO i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti ndihmojë Evropës Qendrore, e sidomos Çekisë, Gjermanisë dhe Austrisë në meremetimin e objekteve historike të dëmtuara nga vërshimet.
XS
SM
MD
LG