Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri i drejtësisë në qeverinë e Maqedonisë, Hixhet Mehmeti akuzoi ministrinë e punëve të brendshme për manipulim me listat zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 17 Nëntorit në Maqedoni. Ai, poashtu, tha se 3500 maqedonas nga Shqipëria, të cilëve, sipas tij, shtetësia u është dhënë jashtë procedurës së rregullt ligjore, janë regjistruar në listat e votuesve.
Ministri i brendshëm Lube Boshkovski në një deklaratë për Radion “Evropa e Lirë” tha se “është e vërtetë që këta maqedonas janë regjistruar në listat e votuesve dhe se ata e kanë të drejtën e votës”
Ministri Boshkovski tha se “pas zgjedhjeve do ta arrrestoj Hixhet Mehmetin”.
XS
SM
MD
LG