Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti George Bush gjatë një bisede të sotme telefonike, e siguroi presidentin Vacllav Havel se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Çekinë për ti përballuar pasojat e vërshimeve të mëdha që e goditën këtë vend, deklaroi zëdhënësi presidencial, Ladislav Spaçek.
Gjatë kësaj bisede, zoti Bush bëri të ditur se ambasadori amerikan në Pragë, Craig Stapleton e ndërpreu pushimin e tij dhe se do të kthehet menjëherë në Çeki për të mbikqyrë ndihmën amerikane. Sipas burimeve të ambasadës amerikane në Pragë, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Çekisë një ndihmë të menjëhershme prej 500 mijë dollarësh.
XS
SM
MD
LG