Ndërlidhjet

BERLIN


Liderët e Gjermanisë, Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, bashkë me presidentin e Komisionit Evropian, u takuan në Berlin që të diskutojnë koordinimin e fondeve për punët e mëdha riparuese pas vërshimeve të rrepta në Evropën Qendrore.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se rajonet e prekura nga vërshimet mund të presin ndihmë të shpejtë nga Brukseli.
Në Gjermani, niveli i lumit Elba ka filluar të ulet në Drezden, por vazhdon vërshimet në drejtim të rrjedhës së tij.
Në Hungari u mobilizuan 20 mijë puntorë që të formojnë barriera përgjatë brigjeve të Danubit,që ka arritur gjithashtu nivelin më të lartë të ujrave.
XS
SM
MD
LG