Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Vërshimet e mëdha që e përfshinë Pragën dhe Drezdenin tani e kanë kapluar Gjermaninë qendrore, ku raportohet për 19 viktima përgjatë lumit Elba.
Në Budapest, Danubi ka arritur nivelin maksimal.
Shtërngatat gjithashtu kanë shkaktuar vërshime në fshatrat për rreth qytetit austriak Salcburg.
Kancelari gjerman Gerhard Schroeder e ka thirrur mbledhjen e kabinetit për të diskutuar akordimin e fondeve të reja për zbutjen e dëmeve të shkaktuara.
Komisioni Evropian ka njoftuar se Republika Çeke dhe Sllovakia do të pranojnë ndihma të shumta.
Ndërkohë, njoftohet se një luan i detit, që ishte arratisur të mërkurën gjatë vërshimit të kopshtit zoologjik në Pragë, sot është gjetur në ujërat e lumit Elba në Drezden.
XS
SM
MD
LG