Ndërlidhjet

PRIZREN


Rreth 1.000 qytetarë shqiptarë protestuan sot në sheshin e Prizrenit kundër arrestimit të disa pjesëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Në protestën e organizuar nga Shoqata e Invalidëve të Luftës, u kërkua që administrata e UNMIK-ut të ndërpresë arrestimet dhe të lirojë të arrestuarit.
Protestat kaluan pa incidente.

SHKUP


Persona të panjohur sot kanë hapur zjarr ndaj një patrulle të policisë maqedonase në Tetovë.
Incidenti, në të cilin nuk ka patur të lënduar, ka ndodhur në afërsi të stadiumit të qytetit, kurse sulmuesit më pas janë larguar, njoftuan burimet e policisë.
XS
SM
MD
LG