Ndërlidhjet

BERLIN


Një grup i panjohur gjer më tani, e ka pushtuar ambasadën e Irakut në Berlin, duke marrë me vete disa pengj, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Bagdadit në kryeqytetin gjerman.
Grupi e cilësoi pushtimin e ambasadës si “hap të parë drejt lirimit” të Irakut nga sundimi i presidentit Saddam Hussein.
Në Bagdad, ministria e jashtme e Irakut e dënoi pushtimin e ambasadës si një “akt terrorizmi”, duke i akuzuar shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG