Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Forca paqëruajtëse e udhëhequr nga NATO ka arrestuar pesë algjerianë në Kosovë nën dyshimin se paraqisnin “kërcënim për ambient të sigurtë atje”, ka njoftuar zëdhënësi Tony Adams.
Të pestit janë arrestuar gjatë dy javëve të kaluara në dy operacione të veçanta dhe janë ndaluar në Bazën Bondsteel, njofton KFOR-i, duke mos dhënë hollësi të tjera në pritje të hetimeve vijuese.
Sidoqoftë, një zyrtar perëndimorë në Kosovë,që ka dashur të mbesë anonim, ka thënë se të pestit ishin arrestuar pjesërisht sepse kishin filmuar objekte ushtarake.
“Autoritetet po hetojnë nëse ata janë të ndërlidhur me organizata ekstremiste islame të cilat mund të kenë qenë ndërlikuar në aktivitete terroriste”, ka thënë zyrtari.
XS
SM
MD
LG